LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje komemorative për Bahri Çelën

Mbledhje komemorative për Bahri Çelën

Filarmonia e Kosovës fton në mbledhjen komemorative, për kujtim të dirigjentit të parë të Kosovës, Bahri Çela, i cili u nda nga jeta ditë më parë.

Mbledhja komemorative do të organizohet të mërkurën më 10 tetor 2018 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare (ish-Instituti i Historisë) nga ora 15:00 dhe është e hapur për publikun.


Varrimi i profesorit Çela do të bëhet të njëjtën ditë nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.