Mbledhja e parë e Komitetit për luftimin e COVID-19, kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave
Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 ka mbajtur sot mbledhjen e parë, ndërkaq u tha se çdo person i infektuar me variantin Delta infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë.
Në mbledhjen e Komitetit u kërkua që zbatimi i masave të jetë sa më i përpiktë, ndërsa po ashtu u tha që të shfrytëzohen të gjitha resurset të inspektimit që janë në dispozicion
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka folur për rrezikun nga varianti Delta dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, ai i paraqiti disa kërkesa të posaçme për Komitetin.
Kryeministri tha se çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë.
Ai kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre.
Kurti udhëzoi anëtarët e Komitetit që në zbatimin e masave të reja të përqendrohen kryesisht në vendet dhe ambientet ku këto ngjarje super-përhapëse kanë më shumë gjasë të ndodhin, siç janë: restorantet, baret dhe lokalet, palestrat dhe fitneset, transporti publik, sidomos transporti ndërurban, me udhëtarë pa maskë, qendrat tregtare me klientë pa maskë, mbajtja e dasmave, ahengjeve dhe ceremonive mortore në kundërshtim me masat e Qeverisë.
“Në mënyrë që zbatimi i masave të jetë sa më i përpiktë, kërkoj nga ju të shfrytëzoni të gjitha resurset të inspektimit që keni në dispozicion, duke përfshirë inspektorët e AUV-it, inspektorët e MINT-it (sidomos inspektorët e tregut), inspektorët komunalë dhe Policinë e Kosovës”, u tha kryeministri anëtarëve të Komitetit.
Kryesuesi i Komitetit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Instituti “Robert Coch” në Gjermani dërguar IKSHP-së për mostrat e marra tregoi se në Kosovë dominon varianti Delta dhe shpërndarja e shpejtë e tij bëri që brenda një periudhe shumë të shkurtë numri i të infektuarve të 20 fishohet.
Vitia informoi për gjendjen aktuale në spitale dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.
“Ne jemi koshient se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund ti kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, tha ministri Vitia.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës është mobilizuar në mbikëqyrjen e zbatimit të masave dhe nga sot edhe Inspektorati Policor të Kosovës, i cili do të mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve të Policisë, nëpërmjet monitorimit të pjesëtarëve të Policisë në raport me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
“Tashmë çdo zyrtari policor ka filluar t’i shpërndahet kopja e Ligjit për COVID dhe vendimi i fundit i Qeverisë në mënyrë që secili prej tyre të jenë të informuar mbi këtë ligj dhe këtë vendim. Po ashtu ka nisur zbatimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për zyrtarë policorë nga 8 në 12 orë”, tha ministri Sveçla.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kërkoi bashkëpunim më të mirë ndërmjet inspektorëve të AUV, tregut dhe inspektorateve komunale.
Ndryshe, Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 është themeluar më 30 gusht 2021, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Komiteti përbëhet nga 27 anëtarë që janë përfaqësues të institucioneve dhe organeve të ndryshme shtetërore e qeveritare dhe kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?