LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Kryesisë së LSI-së, Kryemadhi: U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve

Mbledhja e Kryesisë së LSI-së, Kryemadhi: U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve

Në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideroi tepër të rëndë situatën politike dhe për këtë bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ‘Rilindjen’.

Duke iu referuar materialeve të reja të dosjes 184, të publikuara sot nga gazeta gjermane Bild, Kryemadhi ka thënë se “u provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim dhe se zgjedhjet janë ilegjitime”.


“U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore”, është shprehur kryetarja e LSI-së, duke e konsideruar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës si të pashmangshme.

Kryemadhi bëri përgjegjës Ramën edhe për dështimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian./TCh