LAJMI I FUNDIT:

Mbidozimi i të miturve në shtëpinë e edukimit në Ohër, Prokuroria fillon hetimet

Mbidozimi i të miturve në shtëpinë e edukimit në Ohër, Prokuroria fillon hetimet

Prokuroria Themelore Publike i ndjek zhvillimet e fundit në burgun e Ohrit ku sipas Avokatit të Popullit fëmijët nga shtëpia edukative “Tetova” që janë vendosur në këtë institucion kanë marrë terapi të fortë me sedativë. Duke pas parasysh moshën, doza ka qenë shumë e fortë, për çka edhe shumica e tyre janë ankuar se ndjejnë pasoja.

Ndërsa, pas inspektimit urgjent në burgun e Ohrit nga Drejtoria për shqiptimin e sanksioneve, dje dhe sot për inspektim ka qenë edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.


“Edhe në spitalin e Ohrit prej ku janë dhënë raporte specialistike nga reparti i neuropsikiatrisë, është ndarë terapia. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, nëse ka dyshime në cilëndo pjesë të procedurës, më tej do të vazhdoj me momentet e parapara me ligj. Kjo do të thotë që nëse ka nevojë, do të realizohet monitorim profesional i jashtëzakonshëm”, tha Irena Buhova, drejtore e Inspektoratit shtetërore sanitar.

Nga Oda e mjekëve thonë se ende nuk kanë të dhëna të hollësishme për ngjarjet në Repartin për të mitur në burgun e Ohrit.

Sipas Avokatit të Popullit, të miturve që vuajnë dënimet për shkak të veprave të kryera penale, u është dhënë terapi qetësuese e shkruar nga mjeku amë nga Shtëpia e Shëndetit Ohër ose nga neuropsikiatri. Terapia përbëhej nga doza të shumta gjatë ditës, e veçanërisht gjatë natës. U janë dhënë doza të larta qetësuese nga 5 deri në 20 miligram në ditë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori