Nga: Carlos Fuentes
Përktheu: Bajram Karabolli
Xhelozia vret dashurinë, por jo dëshirën. Ky është ndëshkimi i vërtetë i pasionit të tradhtuar. Urren gruan që prishi paktin e dashurisë, por vazhdon ta dëshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetë pasionit të saj. Xhelozia tregon se një lidhje dashurie nuk mbaron me mospërfillje. E dashura që na braktis duhet të ketë zgjuarsinë për të na fyer, poshtëruar dhe sulmuar egërsisht që të mos e harrojmë e të tërhiqemi me durim, që të vazhdojmë ta lakmojmë në emrin zvetënues të atij vullneti erotik që është xhelozia.
Norman Miler thotë se xhelozia është galeria e portreteve, ku xhelozi është administratori i vetë muzeut. Unë vlerësoj se xhelozia është si një jetë brenda jetës tonë. Mund të marrim avionin e të kthehemi në qytetin tonë apo në një qytet të huaj, mund të thërrasim miqtë e, ndonjëherë, të falim armiqtë, po tërë kohën, jemi duke jetuar tjetër jetë, që, megjithëse brenda nesh, me ligjet e veta, është e veçantë.
Ajo jetë brenda nesh është xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siç thotë një shprehje meksikane, na i bie zorrët në fyt. Një valë e tërbuar, e hidhur si shafran, që egërsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrët dhe nga zorrët tek seksi i paralizuar; një seks, tashmë, i pavlefshëm, i kthyer në invalid lufte.
I shkreti organ, të vjen t’i varësh një medalje! E më vonë, një kurorë funebre. Por, kjo valë xhelozie nuk gëzon asgjë, dhe, për shumë kohë, nuk ndalet në asnjë pjesë të trupit. E përshkon trupin si një lëng i helmët dhe objektivi i tij nuk është ta shkatërrojë, por ta mbërthejë e ta shtypë, në mënyrë që një pjesë e atyre lëngjeve të ngjiten deri në kokë, të mbërthehen, ashtu të gjelbra e të forta si luspa gjarpri, në gjuhën tonë, në shpirtin tonë, në vështrimin tonë.
Xhelozia na bën të ndihemi të përzënë nga jeta, sikur të na kishte vdekur një qenie e dashur. Veçse dhimbjen për një vdekje mund ta shfaqim. Përkundrazi, dhimbja që shkakton xhelozia duhet konsideruar e zezë dhe e helmët, ndryshe nuk evitohet dhimbja dhe grotesku i saj.
Një xhelozi e ekspozuar i bën të tjerët të qeshin me ne. Është si të kthehesh në mituri, në atë moshë fatkeqe ku gjithçka që bëjmë publikisht – të ecurit, të folurit, të shikuarit – mund të jetë objekt gazi për tjetrin. Mituria dhe xhelozia na ndajnë nga jeta, na pengojnë ta jetojmë atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City