Më shumë se 3.3 miliardë euro llogaritet vlera e kursimeve apo depozitave të qytetarëve në 10 bankat komerciale që operojnë në Kosovë.
Edhe pse përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vazhdimisht kanë pohuar se sistemi financiar është sigurt, i qëndrueshëm, te disa qytetarë shtrohet dilema se sa janë të sigurta kursimet në rast të likuidimit të ndonjërës nga bankat që veprojnë në Kosovë.
Një qytetare nga Prishtina, Agnesa Kastrati, e cila punon në sektorin privat, thotë se në njërën nga bankat komerciale ka të kursyer një shumë të vogël të parave, por që nuk ka informacione se në raste të caktuara, mund t’i rrezikohen mjetet dhe a ka mundësi kompensimi.
“Unë kursej herë pas herë në shuma të vogla. Nuk e di kush garanton për këtë”, thotë Kastrati.
Ndryshe, përgjegjës për sigurimin e kursimeve në Kosovë është Fondi i Sigurimeve të Depozitave në Kosovë.
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë ka për qëllim për të siguruar depozitat e personave fizikë dhe juridikë në çdo institucion anëtar dhe të kompensojë depozitorët e siguruar deri në limitin e sigurimit brenda 30 ditëve në rast të falimentimit të një banke, sipas kritereve të përcaktuara në Ligjet për Sigurimin e Depozitave.
Aktualisht, depozituesit janë të siguruar për secilën bankë anëtare të këtij Fondi, deri në shumën maksimale të kompensimit prej pesë mijë eurosh.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se qytetarët që kanë arritur të kursejnë mjete në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, i kanë paratë e sigurta pasi siguria e institucioneve financiare është në nivel të duhur.
Eksperti për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se pjesa më e madhe e depozitave nga institucionet financiare në Kosovë, ruhen në vendet e Bashkimit Evropian, pasi numri më i madh i bankave është në pronësi ndërkombëtare, dhe aq sa janë të rrezikuar depozituesit në vendet e Evropës, aq janë të rrezikuar qytetarët e Kosovës që kanë mjete të kursyera.
“Unë mendoj se mekanizmat, të cilët i ka krijuar Banka Qendrore e Kosovës, garantojnë depozituesit në Kosovë dhe nuk varet siguria e depozituesve nga Fondi i Garantimit të Depozitave. Mirëpo, siguria varet nga kontrollet e vazhdueshme që i bën Banka Qendrore te banka komerciale në Kosovë dhe aty përfshihet edhe sigurimi parave të gatshme, depozitat dhe garancitë tjera”, thotë Gashi.
Pavarësisht kësaj, Gashi thotë se limiti i kompensimit prej pesë mijë eurosh, në rast se banka nuk është në gjendje t’i përmbushë obligimet e saj financiare, është shumë i ulët.
“Unë mendoj se kjo vlerë është shumë e vogël, për vetë faktin se kjo i prek vetëm njerëzit me të ardhura të ulëta, për arsye se depozitat janë në nivele më të larta dhe mendoj se kjo shumë duhet të shtohej shumëfish më shumë se sa është tani”, thekson Gashi.
Në anën tjetër, zyrtarë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thonë se bazuar në pasqyrat financiare të publikuara, rreth 80 për qind e depozitave të qytetarëve janë lëshuar nga bankat në formë të kredive, për çka edhe janë të licencuara ato. Kurse, pjesa tjetër, është investim në letrat me vlerë të Qeverisë, para të gatshme, etj thuhet në një përgjigje të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndryshe, në bazë të Ligjit për sigurimin e depozitave në Kosovë, Fondi do t’ia rimbursojë çdo personi fizik dhe juridik, shumën e vlerës totale të kombinuar të depozitave të siguruara në të gjitha llogaritë e mbajtjes së depozitave në institucionin ku ka ndodhur ngjarja e sigurimit në Kosovë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin