Nga: Hannah Arendt (pjesë nga biseda me shkrimtarin francez Roger Errera, bërë më 1974)
Përktheu: Sajaldin Salihu
Totalitarizmi
Totalitarizmi fillon me përbuzjen e gjërave që i keni. Pason mendimi: “Gjërat patjetër duhet të ndryshojnë, të bëhet më mirë sesa është”. Sunduesit totalitarë e organizojnë këtë lloj ndjeshmërie masive dhe, duke e organizuar, e artikulojnë në atë mënyrë sa t’i shtyjnë njerëzit që ta duan.
Njerëzve dikur u është thënë “mos vritni” dhe ata nuk kanë vrarë. Tani u thuhet “vritni” dhe ata, edhe kur mendojnë se kjo është diçka e keqe, e bëjnë, sepse kjo bëhet pjesë e kodit të sjelljes. Ata mësojnë se kë duhet ta vrasin dhe si ta vrasin dhe si ta bëjnë këtë bashkërisht. Ky është “gleichschaltung”, pra proces i bashkëpunimit. Ju bashkëpunoni jo me të fuqishmin, por me fqinjin tuaj – jeni i koordinuar me shumicën. Por, në vend se të komunikoni me të tjerët, tani jeni ngjitur me ta. Dhe, natyrisht, keni një ndjenjë fantastike. Totalitarizmi zgjon nevoja shumë të rrezikshme emocionale te njerëzit që jetojnë në një izolim të plotë dhe të frikësuar prej njëri-tjetrit.
Gënjeshtrat
Gjithçka mund të ndodhë prej çastit kur nuk kemi shtyp të lirë. Totalitarizmi ose çdo lloj diktature e krijon situatën kur njerëzit të mos mund të informohen. E si mund të keni mendim për diçka nëse nuk jeni i informuar? Nëse ju gënjejnë prore, atëherë pasoja e kësaj nuk është se do t’u besohet gënjeshtrave, por pse askush nuk do të besojë më në asgjë. Kjo ndodh sepse gënjeshtrat, për nga thelbi, doemos duhet të ndryshohen dhe qeveria që gënjen doemos duhet ta shkruajë historinë e vet, duke e nisur gjithçka nga e para. Kështu lind jo vetëm një gënjeshtër, me të cilën do të jetoni deri në fund të jetës, por edhe një numër i madh gënjeshtrash, varësisht se kah fryn era politike. Dhe një popull që nuk mund t’i besojë askujt ai nuk mund as të marrë vendim. Ai nuk është i privuar vetëm nga kapaciteti për të ndërmarrë ndonjë aksion, por edhe nga kapaciteti për të menduar dhe gjykuar. Dhe me këtë popull ju mund të bëni çfarëdo që dëshironi. /Revista “Akademia”/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Dëshmi nga Beteja e Koshares: Oficeri i vrarë rus Vitali Bukharin, mercenar për një pjatë supë më tepër!

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës

Filmi që parashikoi të ardhmen

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona