LAJMI I FUNDIT:

Mbi një mijë ushtarë iu bashkuan FSK-së gjatë këtij viti, Mehaj: Synojmë anëtarësimin në NATO

Mbi një mijë ushtarë iu bashkuan FSK-së gjatë këtij viti, Mehaj: Synojmë anëtarësimin në NATO
Foto nga arkivi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me ministrinë që ai udhëheq dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Mehaj ka thënë se rritja e buxhetit për FSK-në ka ndikuar për rritje të kapaciteteve brenda Ushtrisë së Kosovës.


Ministri ka theksuar se gjatë vitit 2022  në total janë rekrutuar 1,230 ushtarë që është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019.

“Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA, Gjermani, Kroaci, Mbretëri të Bashkuar, Turqi dhe më gjerë. Gjatë këtij viti janë trajnuar rreth 2,047 ushtarakë jashtë vendit. Krahas kësaj është investuar edhe ngritjen e kapaciteteve operacionale me blerjen e pajisjeve ushtarake. Gjatë vitit 2022 buxheti i investuar në këtë vit tejkalon vitin 2021 me 84%, vitin 2020 me 99% dhe vitin 2019 më 98%.Blerjet janë realizuar përmes marrëveshjeve shtet me shtet”, ka thënë Mehaj.

Mehaj ka folur edhe për përfaqësimin e grave në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ka hapësirë që numri i grave në ushtri të rritet edhe më shumë.

“10.44% të grave në ushtrinë tonë, mendoj që nuk është mjaftueshëm kemi hapësirë për të ngritur numrin”, tha Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se synimi është anëtarësimi në NATO dhe se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Synimi jonë është anëtarësimi në NATO. Ushtarët tanë po marrin pjesë në ushtrime ndërkombëtare krah ushtrive të ndryshme ndërkombëtare. Jemi në përgatitje të “Defender 23”, si nikoqir për herë të dytë ku Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë më 1,350 ushtarë”, tha Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori