Ndonëse me ritme më të ngadalta, emigracioni nuk ka ndalur as në vitin 2023. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për 12 muajt e 2023-t kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Në krahasim me 2022-n, aplikimet për azil kanë shënuar një rënie prej 30 për qind.
Numri më i lartë i aplikimeve përgjatë 2023-t u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime. Në pjesën e dytë të vitit u shënua sërish rigjallërim, duke kulmuar në nëntor me 880 aplikime. Më pas dhjetori solli sërish rënie të tyre, në vetëm 550 të tilla, niveli më i ulët i vitit.
Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3,530 aplikime, apo 38 për qind të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24 për qind e totalit.
Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16 për qind e totalit, ndërsa Greqia ka administruar 10% të totalit të aplikimeve.
Aplikimet për azil në Europë
Sipas Eurostat, në dhjetor e vitit të kaluar 77,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vende e Bashkimit Europian, një rënie pre 3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 (80,540).
Kishte gjithashtu 5,595 aplikime përsëritëse, që përfaqëson një rënie prej 12% krahasuar me dhjetorin 2022 (6,365).
Sirianët, turqit dhe afganët mbeten grupet më të mëdha të azilkërkuesve
Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil në muajin dhjetor (13,945 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga turqit (7 710), afganët (6,055), venezuelianët (4,780) dhe kolumbianët (4,105).
Gjermania (23,020), Franca (11,435), Spanja (10,750), Italia (10,160) dhe Greqia (6,260) vijuan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke zënë 79 për qind të të gjithë azilkërkuesve.
Në dhjetor 2023, totali i BE-së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 17.3 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistruar për herë të parë në dhjetor 2023 u regjistruan në Qipro (111.2) dhe Greqi (60.2).
2,315 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së
2,315 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në fund të vitit 2023, ku shumica vinin nga Siria (775) dhe Afganistani (375). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (740), Holanda (450), Greqia (245), Belgjika (205) dhe Spanja (205).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova