MBI KËRKESËN PËR NJË POEZI LUFTE

William Butler Yeats (1865-1939) më 1932 (Foto: Bettmann Archive/Corbis)
Poezi nga: W. B. Yeats
Përktheu: Agron Shala
Mendoj se është më mirë që në kohë të tilla
Goja e poetit të heshtë, sepse në të vërtetë
Ne nuk kemi asnjë dhunti ta ndreqim një shtetar;
Mjaft është përzier ai që mund të kënaqë
Një vashë të re në plogështinë e rinisë së saj,
Ose një plak në një natë dimri.
1915
Nga
Telegrafi
14 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































