LAJMI I FUNDIT:

Mbi femra lakuriq ofrohet ushqimi në restorant (Foto, Video)

Mbi femra lakuriq ofrohet ushqimi në restorant (Foto, Video)

Kjo traditë ekziston që nga koha e samurajëve. Ata fitoret e veta në beteja i festonin në shtëpitë në të cilat kanë jetuar gejshet – ashtu që kanë ngrënë ushqim nga trupi i tyre lakuriq.

Nyotaimori është emri japonisht për ofrimin e sushit mbi femrën lakuriq. Nëse është fjala për mashkullin lakuriq, atëherë quhet – Nantaimori, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, trupi lakuriq i femrës është më i popullarizuar se sa trupi lakuriq i mashkullit.

Shumë më shpesh haset në tavolinat e restoranteve në Japoni, por edhe në vende të tjera të botës, mirëpo në to ofrohet ushqim i gjithfarshëm, jo vetëm sushi.

Kjo traditë ka lindur që në kohën e samurajëve. Dikur gjithashtu ka qenë zakon që vajza nga e cila hahej ushqimi duhej patjetër të ishte e virgjër, ndërkaq sot kjo gjë nuk ka rëndësi.

Sushi-Charlotte-35

Aty nuk mund të shkojnë personat e moshuar, personat mbi peshë dhe ata persona që kanë qoftë edhe një tatuazh në trupin e tyre.

Drejtuesit e restorantit informojnë se natyrisht femra që servir sushin nuk mund të preket.

Kjo mënyrë servirjeje ushqimi është e pranishme në pjesën më të madhe të kryeqyteteve botërore si New York, Londër, Paris dhe së fundmi edhe në Itali.

Është një ide tepër tërheqëse dhe e veçantë për të festuar një ditëlindje, për një festë lamtumire ose edhe për një mbrëmje pune. /Telegrafi/