LAJMI I FUNDIT:

Mbi 700 të arrestuar në Francë, vetura e kryebashkiakut merr flakë – lëndohen gruaja dhe njëri prej fëmijëve

Mbi 700 të arrestuar në Francë, vetura e kryebashkiakut merr flakë – lëndohen gruaja dhe njëri prej fëmijëve

Franca përjetoi natën e pestë të trazirave, me përleshje të ashpra mes policisë dhe protestuesve në qytetin e Marsejës në jug, por siç shkruan BBC, nata ishte më e qetë se katër tjerat të mëparshme.

Kujtojmë se trazirat nisën pasi policia vrau të martën një djalë 17-vjeçar me origjinë algjeriane, Nahel, në periferinë e Parisit, Nanterre, transmeton Telegrafi.

Mbi 700 persona u arrestuan gjatë natës, që është rreth 300 më pak se një natë më parë. 45 mijë policë u vendosën në rrugët e qyteteve franceze.


Përleshje të rënda dhe grabitje në Marsejë
Lexo po ashtu Përleshje të rënda dhe grabitje në Marsejë

Në periferinë jugore të Parisit, L’Haÿ-les-Roses, sulmuesit sulmuan shtëpinë e kryebashkiakut. Sulmi ndodhi në orën 01:30, kur Vincent Jeanbrun ndodhej në zyrën e tij.

Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin duke fjetur kur sulmues të panjohur depërtuan nëpër oborr dhe i vunë flakën veturës.

Kur gruaja dhe fëmijët e tij të vegjël tentuan të arratiseshin, ata u goditën nga fishekzjarrët, duke plagosur gruan dhe njërin nga fëmijët.

“Ishte një tentativë vrasjeje”, tha kryebashkiaku Jeanbrun. /Telegrafi/