LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 raste me coronavirus në Ballkan

Mbi 70 raste me coronavirus në Ballkan

Në Shqipëri, janë identifikuar dy persona të infektuar me koronavirus. Në saje të masave të marra, atje është vendos që mësimi në të gjitha nivelet të pezullohet për dy javë. Ndërkaq, vetëm në rajonin e Ballkanit, janë shënuar deri më tani mbi 70 raste me këtë virus.

Janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Këtë e ka konfirmuar edhe  Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pas mesnate.

I prekuri i parë është një 28-vjeçar i ardhur nga Firence e Italisë në Shqipëri i cili dyshohet se pas kontaktit ka infektuar edhe babanë e tij.


Me t’u konfirmuar lajmi Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë masat e para, duke mbyllur të gjitha institucionet arsimore, pezulluar fluturimet dhe udhëtimet detare me Italinë e Veriut.

Ndërsa Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka bërë  të ditur se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 mars dhe atëherë do të merret vendimi për hapjen e tyre.

Ndërsa në Maqedoni gjatë ditës është konfirmuar edhe rasti i katërt i personave me koronavirus.

E prekura e radhës është drejtoresha  e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup e cila sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Itali. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërkohë ka marrë vendim për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars.

Në Rajonin e Ballkanit Greqia mban rekordin me 45 raste të konfirmuara, Kroacia me 13, Bosnja 2, Rumania me 7 dhe Serbia me 2,. Të paprekura qëndrojnë Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Ndërkaq, në botë, numri i të prekurve me koronavirus konsiderohet të ketë arritur rreth 110 mijë persona.

Italia është vendi evropian më i prekuri, me mbi 230 viktima, ndërsa afër 6 mijë të prekur. Ndërsa, të bllokuar janë 16 milionë banorë të këtij shteti./RTV Dukagjini/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Kalo në kategori