Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar Barometrin Kosovar për Studime të Sigurisë, “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, sipas të cilit mbi 70 për qind e qytetarëve e konsiderojnë ekstremizmin e dhunshëm si kërcënim për vendin, ndërsa vetëm 13 për qind e tyre e mohojnë se paraqet kërcënim.
Sa i përket angazhimit të institucioneve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, vetëm 36 për qind e qytetarëve pajtohen me këtë konstatim, ndërsa 65 për qind prej tyre pohojnë se kthimi i luftëtarëve të huaj në Kosovë paraqet rrezik sigurie.
Hulumtuesja e QKSS-së, Vesa Kelmendi, tha se raporti i këtij barometri është i ndarë në tre pjesë dhe se ekstremizmi i dhunshëm po konsiderohet si rreziku i tretë në Kosovë pas krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duke folur për raportin dhe matjet e perceptimit të qytetarëve, ajo tha se për dallim prej vitit të kaluar, ka rënie në 4 për qind sa i për ketë rrezikshmërisë së ekstremizmit të dhunshëm, pasi vitin e kaluar ka qenë rreth 74 për qind.
“Nga perceptimet në pyetjet se çka konsiderojnë qytetarët e Kosovës si rrezik, 70 për qind e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë ekstremizmin e dhunshëm si rrezik… Sa i përket ekstremizmit të dhunshëm etnikisht të motivuar shihet se 30 për qind e qytetarëve e shohin si rrezik dhe rreziku më i lartë ndaj qytetarëve të Kosovës mbetet ekstremizmi politikisht i motivuar…
Respodentët shqiptarë e shohin ekstremizmin politikisht të motivuar më rrezik, ndërsa serbët e shohin më shumë ekstremizmin etnikisht të motivuar më rrezik…Për qasjen institucionale të ekstremizmit të dhunshëm, 52 për qind e qytetarëve në pyetjen se a pajtoheni që ka ende individ që po përhapin ide ekstremiste në Kosovë, ata pajtohen që ende ka individë që po përhapin ekstremizëm të dhunshëm në Kosovë. 36 për qind pajtohen se institucionet e Kosovës e kanë luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë dhe 47 për qind e qytetarëve besojnë se sit uata është e njëjtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Më shumë se 65 për qind e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë se luftëtarët huaj të kthyer nga zonat e konfliktit paraqesin rrezik për sigurinë e vendin”, tha ajo.
Kelmendi foli dhe për besimin e qytetarëve në shoqëri civile, ku tha 49 për qind e tyre i besojnë këtij, ndërsa 55 për qind i besojnë bashkësive fetare në Kosovë dhe se 29 për qind e qytetarëve besojnë në media.
“Besimi në Bashkësinë Islame është rreth 57 për qind, besimi ndaj Kishës Katolike është në 76 për qind, dhe besimi në Kishën Ortodokse është 43 për qind”, tha Kelmendi.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mimoza Hasani-Pllana bëri të ditur se kanë katër objektiva që e parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm dhe se 70 për qind e punës së tyre pikërisht fokusohen te pjesa e parandalimit.
“Si rol kyç e shohim edukimin sidomos në fazën e parandalimit dhe arritjen e objektivit 2 që është parandalimi. Në katër objektivat që ka dokumenti strategjik, identifikimi, parandalimi, reagimi që dokument është i përshkruar si intervenim dhe ri-integrimi që ne si MASHT e njohim de-radikalizim ne kemi aktivitete në një numër të konsiderueshëm. Në identifikim kemi një aktivitet, po ashtu në parandalim i kemi 11 aktivitete, në reagim kemi dy, ndërsa në ri-integrim kemi një aktivitet, që do të thotë se rreth 70 për qind e punës sonë brenda këtij plani strategjik është e fokusuar te pjesa e parandalimit ku dhe numërojmë arritjet më të mëdha gjatë vitit 2018”, tha Hasani-Pllana.
Ndërsa, nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, Sheh Lulzim Shehu u shpreh i pakënaqur me numrin e pyetjeve që u janë parashtruar qytetarëve në këtë barometër. Ai po ashtu u shpreh kritik me mos identifikimin e bashkësive fetare, që Shehu konsideron se kjo qendër nuk ka arritur t’i identifikojë.
“Pyetje konkrete është, më falni çka jeni duke punuar ju, qe pyetje ku po dëshiron më konkrete. Nuk jeni në gjendje për të identifikuar bashkësitë fetare në Kosovë”, tha ai.
Ndryshe, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka tre vjet që prezanton perceptimet e qytetarëve mbi ekstremizmin e dhunshëm. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht