MSM janë meshkujt të cilët bëjnë seks edhe me meshkuj, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual. Ky komunitet në Kosovë, që përbëhet nga 6814 persona, privohet nga e drejta bazike jetësore – marrja e trajtimit shëndetësor. Ata refuzohen në secilën derë të institucioneve shëndetësore, jo vetëm të përjashtuar por edhe të trajtuar me agresivitet nga shoqëria kosovare.
Në vitin 2010 vetëm 17 për qind e infeksioneve të reja me HIV në regjion kanë ndodhur në moshat 15-24 vjeç dhe mbi gjysma e këtyre infeksioneve në Serbi, Maqedoni, Kroaci, Bosnjë, Hungari, Slloveni e Sllovaki janë pikërisht nga komuniteti MSM.
Lendi është gati për t’u bërë 20-vjeçar. Në dokumente figuron si Lendita. Ky emër, sipas ndërtimit shoqëror, nuk i shkon për shtat konstruktit trupor të tij, i cili nuk dëshiron ta ushtrojë seksin me të cilin është lindur, shkruan “Zëri”.
Lendi është transgjinor dhe ajo se si të tjerët e perceptojnë, gjinia e tij, është mashkull. Ai vetë dëshiron të jetë i tillë sado që kjo mund t’i paraqesë probleme.
“Nuk jam i sigurt për operimin komplet në Kosovë. Me hek gjoksin e di që ka operim në Kosovë, ndërsa për ndryshimin e seksit, organit në këtë rast, nuk jam i sigurt. Unë e kam një mundësi të tillë në Gjermani, sepse kam lind atje, ndërsa në Beograd operimi ishte bo pa pare nëse do të kisha nënshtetësinë e Serbisë”, tregon Lendi, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Lendin, pak i shkurtër me trup, e takoj teksa dëgjon Halsey – Ghost, një prej këngëve që ai preferon këto ditë.
Ai ka nisur seancat tek psikologu, ndërsa planifikon që brenda pesë vjetëve të jetë një mashkull, që ka lindur si femër. Fillimisht ka menduar se është lesbike, por ka zbuluar se njerëzit që e ndërrojnë seksin e tyre quhen ndryshe.
Një transgjinor është një individ që ka një identitet gjinor dhe shprehje gjinore që dallon prej seksit fiks të lindur.
Megjithatë, trancizioni i Lendit është rrugë me dy tehe.
Nëse psikikisht ai është çliruar me faktin se ka gjetur njerëz që në shoqërinë kosovare e përkrahin për t’u kthyer nga Lendita në Lendi, shuplaka shpesh i ka ardhur nga shërbimet shëndetësore që Lendi i ka marrë. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City