LAJMI I FUNDIT:

Mbi 500 persona arrestohen në Turqi – dyshohen se kanë lidhje me Fetullah Gulenin

Mbi 500 persona arrestohen në Turqi – dyshohen se kanë lidhje me Fetullah Gulenin

Autoritetet turke thanë se kishin arrestuar më shumë se 500 persona të dyshuar për lidhje me predikuesin Fethullah Gulen, të cilin presidenti, Recep Tayyip Erdogan e akuzon si organizator të një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

“Janë lëshuar 704 urdhër-arreste dhe 543 persona janë arrestuar”, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, raporton trt.

Operacioni, i kryer në 59 nga 81 provincat e Turqisë, kishte në shënjestër strukturën financiare të “organizatës terroriste FETO”, akronimi që Ankaraja përdor për t’iu referuar lëvizjes së Gulenit.


Të arrestuarit dyshoheshin se merrnin ose rishpërndanin para të dërguara nga jashtë nga mbështetësit e predikuesit, i cili jeton në SHBA.

Erdogan beson se Gylen 81-vjeçar është iniciatori i përpjekjes për grusht shteti në muajin korrik të vitit 2016.

Që nga ai grusht shteti i dështuar, autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 300 mijë njerëz, veçanërisht në radhët e policisë, gjyqësorit, ushtrisë dhe intelektualëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori