LAJMI I FUNDIT:

Mbi 48 mijë vizitorë në Panairin e librit në Shkup

Mbi 48 mijë vizitorë në Panairin e librit në Shkup

Mbi 48 mijë persona e kanë vizituar edicionin e 31-të të Panairit të librit në Shkup, që u mbajt prej më datat 8-14 maj, me moton “31 vite, lexo me kënaqësi”.

“Këtë panair do ta mbajmë mend për promovime të shumta të botimeve të reja, për vizitat e shumta të autorëve nga vendi dhe të huaj, por edhe për numrin e rritur të vizitorëve”, deklaroi Sanja Kondarko, projekt-menaxhere e Panairit.


Në edicionin e 31-të janë prezantuar rreth 70 shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Kosova, Shqipëria, Hungaria, Serbia e Danimarka.