Udhëtimi ynë OriginAL ka përfunduar të hënën më 22 gusht.
40 të rinj, të lindur apo të rritur në diasporë patën mundësi që nga data 10 deri më 22 gusht, të vizitojnë vendet më të rëndësishme kultore dhe historike në Kosovë e në Shqipëri.
Në këtë program ka pasur edhe pjesëmarrës nga Kosova dhe Shqipëria, me qëllimin e vetëm që të rinjtë e diasporës të njihen edhe me bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e origjinës.
Pjesëmarrësit kanë qenë nga 15 shtete të botës nga mosha 18 deri në 24 vjeç. Qëllimi ishte një dhe i vetëm, që të rinjtë e diasporës t’i gjejnë rrënjët e tyre shqiptare.
Rreth udhëtimit
Dita e parë më 10 gusht, filloi në Prishtinë ku pjesëmarrësit patën mundësi që të njihen me njëri -tjetrin. Gjithashtu, në këtë ditë ata u njoftuan edhe me gjithë anëtarët e ekipit duke ju shpalosur në detaje agjenda që do e ndiqnin për ditët e ardhshme sa do zgjaste program.
Për më shumë ju mund ta shikoni videon e ditës së parë.
https://www.youtube.com/watch?v=YYSC3DhNjXc
Mëngjesi i ditës së dytë iu dedikua një punëtorie të kryesuar nga ndërmarësi social, Mentor Dida. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte socializimi i pjesëmarrësve me njëri – tjetrin. Pjesa tjetër e ditës ishte me vizita në vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike në kryeqytetin Kosovar. Gjithashtu, edhe Komuna e Prishtinës, pati një pritje për të rinjtë e diasporës. Po atë ditë, më 11 gusht, është bërë edhe hapja zyrtare e OriginAL në oborrin e Universitetit Amerikan në Kosovë.
Për më tepër mund ta shikoni videon përmbledhëse.
https://www.youtube.com/watch?v=mSMEU9q1ZBg
Dita e tretë filloi me Rijad Mehmetin nga Team Rijad, i cili përpara të rinjve të diasporës shpjegoi se si është të jetosh në karroce me rrota në Kosovë. Pjesa e dytë ishte e dedikuar për ndërmarrësin Ardian Hoxha. Pas takimeve në Prishtinë, OriginAL-istët tanë u nisën për në Prizren. Aty takuan Drejtorin Artistik të DokuFest, Veton Nurkollarin me të cilin diskutuan për festivalin e filmit të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarëve. Pjesa tjetër e ditës ishte për vizitat në vendet historike të Prizrenit, përfshirë edhe Kalanë.
Ndiqni videon e ditës së tretë.
https://www.youtube.com/watch?v=sDmSOy2I7CE
Në ditën e katërt morëm rrugë për në Prekaz. Përveç nga ciceroni, pjesëmarrësit e OriginAL-it aty u pritën edhe nga Sala Jashari, mbesa e Salë Jasharit që është një ndër 59 viktimat e sulmit të 5,6 dhe 7 marsit 1998. Në këtë vizitë kishte pjesëtarë të diasporës që për herë të parë dëgjonin për historinë e familjes Jashari. Pas Prekazit, OriginAL-istët tanë morën rrugë për në Mitrovicë. Atje u pritën nga Valdete Idrizi, Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë e cila shpjegoi se çfarë do të thotë të jetosh në qytetin e ndarë në dy pjesë.
Rreth ditës së katërt më shumë informata merrni ne videon meposhte.
https://www.youtube.com/watch?v=y0FBJ_2gksY
Dita e pestë ishte ditë e kushtuar vetëm për sportin. Nga Prizreni, një grup u nda për të bërë ngjitje në mal të njohur si Via Ferrata dhe një grup tjetër për të bërë ciklizëm malor. Pasditja më pas ishte e dedikuar për alpinisten Mrika Nikqi, e cila përpara pjesëmarrësve tregoi sfidat që ajo ka përjetuar gjatë ngjitjeve në majet më të larta të botës.
Videon e ditës së pestë mund ta gjeni mëposhtë.
https://www.youtube.com/watch?v=hIRDTGZm4R4
Në ditën e gjashtë udhëtuam për në Gjakovë. Të udhëhequr nga cicëroni OriginAL-istët patën mundësi që të shohin nga afër objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike të Gjakovës. Përveç monumenteve ata patën mundësi që të njohin edhe historinë e trishtë të Nënës Ferdonije. Ajo na priti në shtëpinë-muze ku përpara të rinjve të diasporës shpjegoi historinë e familjes së saj.
Videon e ditës së gjashtë e gjeni në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=LJDe77mC-qo
Në ditën e shtatë u larguam nga Kosova por atë e bëmë përmes Liqenit të Komanit. Pas udhëtimit me traget, ndalesa e parë në Shqipëri ishte tek ‘Mrizi i Zanave’ në Fishtë. Përveç ushqimit të shijshëm ata patën mundësi edhe që të vizitojnë këtë vend që njihet për agroturizëm. Natën OriginAL-istët e kaluan në Vlorë.
Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni përmbledhjen nga dita e shtatë.
https://www.youtube.com/watch?v=EU6RC-5Dw4g
Dita e tetë ishte ditë dedikuar detit dhe diellit. Tërë dita ishte e dedikuar për t’i vizituar ishujt e bukur që ka Vlora si: Sazani, Karaburuni dhe Shpella e Haxhi Alisë.
Ndiqni videon e ditës së tetë në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=3uSb08_bhro
Nën shoqërimin e zv.Ministres për Turizëm dhe Mjedis në Shqipëri, Vilma Bello, OriginAL-istët patën mundësi që të vizitojnë vendet më të rëndësishme historike të Vlorës. Pasdite ata udhëtuan për në Berat meqë rast u pritën nga Bashkia e Beratit, të cilët u kujdesën për vizitën turistike në qytetin e 1001 dritareve.
Ndiqni videon përmbledhëse të ditës së nëntë mund ta gjeni më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=trzPihClBsY
Në ditën e dhjetë morëm rrugë për në Tiranë. Të mirëpritur nga Tirana Youth Capital, ata patën një sesion informues dhe OriginAL-istët patëm mundësi që të takohen me bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Në mbrëmje në terracën e Bashkisë së Tiranës, ata u pritën nga Zv.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi. Ai shpjegoi se cilat janë projektet më të mira të kryqyetetit shqiptar. Pas këtij takimi, mbrëmja ishte e dedikuar për mësimin e valleve shqiptare.
Ndiqni videon përmbedhëse në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=OCa5194Onyg
Dita e njëmbëdhjetë filloi në qytetin historik të Krujës, ku pjesëmarrësit kishin mundësi që të njihnin më afër për historinë e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Pas Krujës, ata vizituan Bun’Art 1, ku përmes ciceronit kuptuan më tepër për historinë 50 vjeçare të komunizmit në Shqipëri.
Përmbledhjen e ditës së njëmbëdhjetë e gjeni në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=KJckitHjmJs
Në ditën e dymbëdhjetë pjesëmarrësit shkuan tek Qendra Tumo, ku patën mundësi që të kuptonin më shumë për ‘të drejtat digjitale’. Pas punëtorisë pjesëmarrësit patën mundësi që të kalonin kohë tek Mali i Dajtit.
Ndiqni videon përmbledhëse të ditës së dymbëdhjetë në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=F2AeIH4AEew]
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Mickoski: Nuk ka dilemë, jemi në linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në RMV është deri në 10 herë më i lartë në krahasim me vendet e Evropës

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania