LAJMI I FUNDIT:

Mbi 39 për qind e boshnjakëve nuk do të pranonin të vaksinohen kundër coronavirusit

Mbi 39 për qind e boshnjakëve nuk do të pranonin të vaksinohen kundër coronavirusit

Megjithëse situata në lidhje me pandeminë COVID-19 në Bosnje-Hercegovinë po përkeqësohet dita-ditës, duket se banorët e këtij shteti nuk janë ende të gatshëm të vaksinohen, pasi vaksina të jetë në dispozicion.

Përveç sfidës së gjeturi të një vaksine efektive, ekziston edhe sfida e pranimit publik të vaksinës, por edhe pyetja me të cilën përballen institucionet qeverisëse – nëse vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët, shkruan klix.ba.

Kompania boshnjake e specializuar për sondazhe, Valicon ka monitoruar ndikimin e pandemisë COVID-19 te qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës në baza javore që nga muaji mars.

Sipas një sondazhi del që mbi 39 për qind e qytetarëve nuk planifikojnë të vaksinohen. Po ashtu, qytetarët besojnë se vaksina nuk duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Rreth 32 për qind e qytetarëve do të pranonin të vaksinohen ndërsa pjesa tjetër e popullsisë është e pavendosur dhe nuk ka pozitë të qartë kur bëhet fjalë për qëllimin e vaksinimit të mundshëm kundër COVID-19.

Rezultatet aktuale tregojnë se popullsia e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është plotësisht e sigurt nëse do të vaksinohej kundër COVID-19.

Ndryshe, Bosnja-Hercegovina ka regjistrua 13138 raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 379 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori