Team Lebron ka triumfuar në NBA All Star përballë ekipit së Team Giannis.

Ka qenë një spektakël basketbolli në Spectrum Center të Charlotte, ku në fund ka triumfuar skuadra e udhëhequr nga kapiteni LeBron James.


Janë shënuar 342 pikë, që është një rekord në vete në një ndeshje All Star Game ku në fund ekipi i James triumfoi me rezultat 178:164.

GettyImages 1130399869 Dirk Nowitzki (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Kjo ndeshje All Star ishte e fundit edhe për dy ikonat e basketbollit në NBA, Dirk Nowitzki dhe Dwayne Wade që luajtën disa minuta dhe dhuruan spektaklin e fundit në një All Star.

GettyImages 1130399578 Dwyane Wade. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Adhuruesit e basketbollit janë kënaqur me aksionet e shumta të yjeve më të mëdha në NBA ku kishte ngulitje fantastike e bllokada.

Kevin Durant ishte më efikasi tek ekipi fitues me 31 pikë të shënuara, ndërsa pas tij ishte Klay Thompson me 20 të tjera.

GettyImages 1130390740 Kevin Durant (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Kawhi Leonard dhe LeBron James shtuan nga 19 pikë, ndërsa Damien Lillard kontribuoi me 18 pikë ku të gjitha i shënoi nga largësia.

Të gjithë basketbollistët tek Team LeBron arritën të shënonin pikë, Kyrie Irving (13), James Harden (12), Bradley Beal (11), Karl Anthony Towns (11), Ben Simmons (10), Dwayne Wade (7), Anthony Davis (4) dhe LaMarcus Aldridge e përfundoi ndeshjen me dy pikë.

GettyImages 1130396141 Giannis Antetokounmpo dhe Stephen Curry. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Kapiteni Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi tek skuadra e tij me 38 pik e 11 asistime.

Khris Middleton dhe Paul George shtuan nga 20 pikë të tjera tek Team Giannis, ndërsa me nga 17 pikë kontribuan Russell Westbrook dhe Stephen Curry.

Blade Griffin dhe Joel Embiid e mbyllën takimin me nga 10 pikë, ndërsa pikë shënuan edhe Dirk Nowitzki (9), D’Angello Russell (6), Nikola Jokic (6), Kemba Walker (4), Nikola Vucevic (4) dhe Kyle Lowry tri pikë.

GettyImages 1130407975 Paul George. (Foto: Streeter Lecka/Getty Images/Guliver)

Spektakli i rradhës i basketbollit në NBA do të mbahet vitin e ardhshëm ndërsa mikpritës është Chicago. /Telegrafi/

telegrafi sport app