LAJMI I FUNDIT:

Mbi 3.000 raste aktive me coronavirus në Shkup

Mbi 3.000 raste aktive me coronavirus në Shkup

Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 215 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në Shkup – 125, Prilep – 19, Kavadar – 13, Strumicë – 9, Veles – 6, Manastir – 5, Tetovë, Kumanovë dhe Negotinë nga 4, Gjevgjeli, Dellçev, Demir Kapi, Kërçovë dhe Radovish nga 3, Gostivar, Resnjë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 2, Koçan, Kriva Pallankë dhe Vinicë nga 1.


Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 100.632, numri i pacientëve të shëruar është 90.311, numri i vdekjeve është 3.098, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.223.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup 3.153, pason Prilepi me 551, Kavadari me 508 dhe Ohri me 434./Telegrafi/

Sot 725 raste të reja, gjithsej mbi 100 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoni
Lexo po ashtu Sot 725 raste të reja, gjithsej mbi 100 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoni