Mbi 1,800 familje në Keni kanë mbetur pa shtëpi, pas vërshimeve që shkaktuan edhe rrëshqitje dheu

212:"Residents carry their belongings as they evacuate from their home after River Nzoia burst its banks and due to the backflow from Lake Victoria, in Nyadorera, Siaya County, Kenya May 2, 2020. REUTERS/Thomas Mukoya 7:"REUTERS
Si pasojë e vërshimeve që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut, mbi 1,800 familje në Keni kanë mbetur pa shtëpi.
Lumi Nzoia ka dalë prej shtatit, pas shirave të vazhdueshëm që nuk ndaluan për disa ditë me radhë, duke i detyruar banorët e fshatit Buyuku në Badalangi, të ikin me barka nga shtëpitë e përmbytura nga uji, transmeton Tlegrafi.
“Vërshimet na kanë përfshirë, tash e tri ditë. Më duket se qeveria nuk është në dijeni, andaj kërkojmë që të na ndihmojë. Janë vetëm dy barka me të cilat po ndihmohemi, na duhen disa ekipe që të shpëtojmë nga kjo situatë”, ka thënë një banor.
Por, autoritetet e sigurisë janë në dijeni të situatës, pasi kanë thënë se 116 persona kanë vdekur, si pasojë e vërshimeve në 26 shtete. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































