LAJMI I FUNDIT:

Mbi 17.5 milionë euro për rimburisimin e kuponëve fiskalë

Mbi 17.5 milionë euro për rimburisimin e kuponëve fiskalë

Iniciativa e Administratës Tatimore të Kovës (ATK) për rimbursimin e qytetarëve të cilët grumbullojë kuponët fiskalë ka dalë tejet e suksesshme, pasi që deri më tani një numër i konsiderueshëm i tyre kanë dorëzuar kuponët fiskalë.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyçi, ka treguar për Telegrafin se numri i plikove të dorëzuar e kalon 1.1 milionëshin.


Sipas saj, është rritur interesimi i qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë gjatë blerjeve.

“Parametër kemi statistikat e kampanjës, të cilat më së miri pasqyrojnë impaktin që ka dhënë kjo kampanjë. Prej kur ka nisur kampanja e deri më tani janë pranuar 1,186,475 pliko me kuponë fiskalë, si dhe janë rimbursuar qytetarët me 17,554,515.00 euro”, ka treguar Bytyçi. /Telegrafi/