LAJMI I FUNDIT:

Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Safe City” ende në pritje

Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Safe City” ende në pritje

Sistemi i shumëpritur “Safe City” i cili do të regjistrojë dhe sanksionojë shkeljet në trafik, është në përgatitje e sipër, por Ministria e Brendshme ende nuk ka specifikuar se kur do të vihet plotësisht në përdorim. Më shumë se 140 persona në vend çdo vit janë viktima të aksidenteve rrugore, shumë prej tyre pikërisht për shkak të gabimeve të rënda në komunikacion, por sistemi që supozohet t’i zbulojë nuk është ende në funksion.

“Instalimi i kamerave pritet të përfundojë gjatë vitit 2025. Sistemi do të regjistrojë shkeljet e trafikut siç është kalimi në semafor të kuq, shpejtësia dhe parkimi i paligjshëm. Kundërvajtja e trafikut do të dokumentohet me mjete teknike përkatëse dhe aparate regjistrimi, ndërsa pronarit të automjetit do t’i sigurohet raporti përkatës për shkeljen e kryer në komunikacion”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Përveç faktit që “Safe City” është ende në pritje, Kodi penal aktual nuk parashikon dënime të larta as për autorët e veprave me rezultat fatal. Ligji parashikon minimum prej katër vjet burg kurse në praktikë zakonisht dënimet e shqiptuara janë katër deri në pesë vjet burg. Megjithatë, Kodi i ri penal, i cili aktualisht është në fazën e hartimit, po përgatit ndryshime dhe parashikon dënime më të larta, është shprehur ministri i Drejtësisë.


“Vazhdimisht punojmë në harmonizimin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme ligjore me kolegun Toshkovski, si për “Safe City” ashtu edhe për atë që thoni ju, andaj, angazhohemi për dënime maksimale”, deklaroi Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

Sipas statistikave të MPB-së, vitin e kaluar në viza të bardha jetën e kanë humbur 24 këmbësorë, ndërsa shifrat tregojnë se nga viti 2010 nëpër rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën nga 116 deri në 198 persona. Nevoja për rregulla më të rrepta të qarkullimit u shfaq veçanërisht me rastin e fundit kur 22-vjeçarja Frosina Kullakova u përplas nga një 20-vjeçar pa leje dhe nën efektin e alkoolit, teksa po kalonte në bulevardin “Aradhat Partizane” në vendkalim për këmbësorë dhe në dritë të gjelbër./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori
WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.