LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 gazetarë të vendeve të rajonit solidarizohen me kolegët e sulmuar gjatë protestës në Shkup

Mbi 100 gazetarë të vendeve të rajonit solidarizohen me kolegët e sulmuar gjatë protestës në Shkup

Iniciativa rajonale joformale ‘Rrjeti i gazetarëve’ i dënon sulmet e gazetarëve ndaj ekipit të portalit A1on në Shkup dhe bën thirrje që të solidarizohen me kolegët në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetarët që solidarizohen me kolegët e tyre janë të vendeve të rajonit edhe atë: 46 gazetarë nga Kosova dhe 12 gazetarë nga Maqedonia, 39 nga Serbia dhe disa gazetarë të vendeve të rajonit.


Protestat “Për Maqedoni të bashkuar” ditën e parë të protestave kanë pëfunduar me dhunë. Një ekip i gazetarëve të portalit A1on u rrahën nga protestuesit e zemëruar, ndërsa me makinën e ndihmës së shpejtë u dërguan në klinikat e Shkupit dhe më pas u lëshuan për rehabilitim shtëpiak. /Telegrafi/

Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)
Lexo po ashtu Sulmohet një ekip i gazetarëve gjatë protestave kundër gjuhës shqipe në Shkup (Foto)