LAJMI I FUNDIT:

Mbi 10 milionë vizitor të huaj hynë në Shqipëri këtë vit, Rama: Arritje historike

Mbi 10 milionë vizitor të huaj hynë në Shqipëri këtë vit, Rama: Arritje historike

Këtë vit Shqipëri ka pasur një ‘bum’ turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.

Mbi 10 milionë vizitor të huaj kanë hyrë në Shqipëri këtë vit. Kjo shifër, që është rekord për turizmin shqiptar, u tejkalua mbrëmë (25 dhjetor), në natën e Krishtlindjes.


Kryeministri Edi Rama ka ndarë shifrat, ndërsa shkruan se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme më parë.

“LAJM I BUKUR! Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10,000,000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10.011,500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama në Facebook.

Viti 2023 është viti më i mirë i historisë së turizmit në Shqipëri me mbi 10 milionë vizitorë. Synimi i qeverisë është që sezoni turistik të zgjatet përtej 3-mujorit dhe të kthehet në turizëm gjithëvjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori