Banorët e Komunës së Gjakovës, vazhdojnë që problemet që paraqesin shqetësim për ta t'i raportojnë në platformën Ndreqe.com.

Një nga problematikat e radhës që është raportuar është hudhja e mbeturinave në hyrje të qytetit të Gjakovës, më saktësisht në afërsi të urës që lidh qytetin e Gjakovës me Shkugëzen.


Mbeturinat Ndreqe.com

Përveç këtij lokacioni një lokacion tjetër ku ekziston problemi i hudhjes së mebturinave është rrethi në rrugën 'Bujar Roka', rrugë kjo që është një ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit të Gjakovës.

Mbeturinat BUJAR ROKA

Problematikë që haset mjaft shpesh nga qytetarët e Komunës së Gjakovës, është edhe dëmtimi i shenjave të komunikacionit, ku një problem i tillë është raportuar nga banorët e fshatit Raçë, ku shihet një shtyllë e dëmtuar e shenjëzimit vertikal në komunikacion të cilës i mungon tabela që tregon rregullin që duhet ndiqet nga ata që lëvizin në këtë rrugë.

Shenjat ne Rruge Race

Banorët e fshatit Raçë kanë raportuar edhe një shqetësim të tyre, ku është bërë e ditur që është dëmtuar lokacioni i cili shërben për udhëtarët që presin linjat e autobusëve që lëvizin në këtë zonë.

Ndreqe.com Race

Reshjet e shiut janë sfidë për banorët e rrugës 'Gjergj Arianiti', pasi që në këtë rrugë është ekzistues, sa herë që ka reshje më të dendura të shiut, rruga në fjalë mbulohet tërësisht me ujë.

Rruga Gjergj Arjaniti Ndreqe.com

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/