Deponia e cila më së shumë se një vit qëndroi afër stadiumit të vjetër në Tetovë, ka filluar të pastrohet. Në këtë deponi ishin hedhur material të forta ndërtimore dhe sasia e tyre ishte shumë e madhe. Mbeturinat e këtilla hidhen në rrugën për në Falishtë, por shpesh herë ndërtuesit privat por edhe kompani të ndërtimit nuk i dërgojnë mbeturinat deri në atë vend prandaj, edhe krijohen deponi të egra në periferi të qytetit.
Kurse, Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë, nuk është kompetente për këta mbeturina por shpesh herë detyrohet që të largojë të njëjtat në mënyrë të organizuar dhe kjo u shkakton dëme kontejnerëve dhe makinerisë së kësaj ndërmarrje. Së fundi komuna e Tetovës, ka marrë aksion për largimin e këtyre mbeturinave që ishin afër stadiumit të qytetit, ndërsa kreu i komunës Bilall Kasami, premtoi rregullimin e kësaj hapësire.
“Vazhdon puna për pastrimin dhe largimin e deponisë së egër në rrugën ‘Bllagoja Toska’, konkretisht tek stadiumi i vjetër i qytetit. Një deponi ilegale që ka ngufatur qytetarët dhe zonën përreth tash e disa vite, shumë shpejt e njëjta do të merr pamje të re ashtu siç i ka hije qytetit”, ka njoftuar kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Nga ana tjetër, Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, thotë se shteti në të kaluarën por edhe tani është munduar të ndihmojë komunat për të menaxhuar me mbeturinat, edhe pse kjo është një kompetencë e tyre.
Ai tha se përkrahja që ka dhënë shteti përmes shtetit zviceran për rehabilitimin e deponisë Rusino, ka qenë një ndihmë e madhe dhe atje investimet ende vazhdojnë. Sipas tij, qeveria duke e ditur se komunat nuk kanë mjaftueshëm mjete për të menaxhuar me mbeturinat, është marrë një huamarrje nga Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim me qëllim që ndërmarrjet publike në shtet të pajisen me makineri. Vlera e kësaj huamarrje është 55 milionë euro, ndërsa vetëm për nëntë komunat e rajonit të Pollogut janë caktuar 17 milionë euro.
Sipas tij, ideja është që shteti të përkrahë të gjitha komunat që të ndërtohet infrastrukturë bazike që ata më pas të vazhdojnë me rregull me grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave. Mbeturina të forta hasen edhe në periferi në territorin e komunës së Tetovës dhe jo vetëm. Të tilla mund të hasen në rrugën lokale Tetovë-Sellcë dhe rrugët tjera rajonale, siç është rruga Jegunoc-Zhelinë ku poashtu hidhen mbeturina interte.
Problemi me mbeturinat inerte vazhdon të jetë i pazgjidhur si për komunën e Tetovës poashtu edhe për komunat rurale në rajonin e Pollogut./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit