LAJMI I FUNDIT:

I mbetur jetim dhe pa të afërm, ky është Albi, njëri nga djemtë e familjes Zykaj që i shpëtoi masakrës së kushëririt (Video)

I mbetur jetim dhe pa të afërm, ky është Albi, njëri nga djemtë e familjes Zykaj që i shpëtoi masakrës së kushëririt (Video)

Albi Zykaj, 18-vjeç, është një nga tre djemtë e familjes Zykaj në Resulaj të Selenicës i cili i shpëtoi masakrës që kreu një ditë më parë kushëriri i tij, Ritvan Zykaj, i arrestuar tashmë nga policia.

Djali i Besim Zykajt punonte në një restorant në Vlorë dhe kjo e shpëtoi atë nga plumbat e killerit gjakftohtë.


Krahas tij kanë shpëtuar edhe dy djemtë e xhaxhait të tij, Azem Zykaj, Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç, të cilët gjithashtu nuk ndodheshin në banesë në momentin e masakrës.

Në lot dhe me dhimbje, Albi u ka dhënë lamtumirën e fundit sot 8 familjarëve të tij, mes të cilëve babait Besimit, nënës Vasilika, vëllait Ledion, motrës Sara, gjyshit Demir e gjyshes Perri si dhe xhaxhait Azem e bashkëshortes së këtij të fundit, Afërdita.

Albi ka mbetur jetim dhe pa të afërm. Vetëm 18-vjeç do t’i duhet të përballet me vështirësitë e një jetimi të shkaktuar nga dora kriminale e kushëririt të tij.

Siç duket edhe në këtë video të Report Tv, Albi ka tentuar të flasë për mediat për të përcjellë një mesazh, por nuk është lejuar nga një i afërm i tij i cili e ka tërhequr për krahu.

Tetë anëtarë të kësaj familje u ekzekutuan nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj me armë zjarri kallashnikov.

Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë.

Pas 12 orësh në arrati, policia arrestoi orët e para të mëngjesit të sotëm autorin e kësaj masakre.

Vrasësi nuk bëri rezistencë përpara policisë duke u dorëzuar rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Ai ka deklaruar përpara grupit hetimor se i vrau kushërinjtë pasi e akuzonin se iu kishte vjedhur pulat.

Edhe pse ka kryer një masakër të padëgjuar më parë, Ritvan Zykaj nuk ka shprehur aspak pendesë, por ka kërkuar të mbrohet nga një avokat.

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori