Mbetjet e “një objekti ushtarak të paidentifikuar” janë gjetur në qytetin Zamość pranë Bydgoszcz, Poloni.

Radio transmetuesi privat RMF FM, e cila nuk i identifikoi burimet e saj, tha se zyrtarët nuk e dinin ende se çfarë ishte objekti, përcjell Telegrafi.


Por më herët kishte raportuar pa cituar burime se objekti mund të ishte pjesë e një rakete ajër-tokë dhe me shumë gjasa i përkiste ushtrisë polake.

Më herët Ministria polake e Mbrojtjes deklaroi se “situata nuk kërcënon sigurinë e banorëve dhe se vendi i gjetjes po hetohet nga oficerët polakë dhe policia ushtarake”.

Prokurori i Përgjithshëm i Polonisë dhe Ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro gjithashtu theksoi se "mbetjet e një objekti ushtarak ajror" u gjetën në një pyll disa kilometra larg Bydgoszcz.

"Divizioni Ushtarak i Prokurorisë së Qarkut në Gdańsk, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Kombëtare, ka nisur procedimin në rastin e mbetjeve të një objekti ushtarak në ajër të gjetur në një pyll një duzinë kilometra larg Bydgoszcz", shkroi Zbigniew Ziobro në mediat sociale.

“Asnjë gjurmë shpërthimi apo eksplozivi nuk u gjet në vendin e operacionit”, tha në një deklaratë zyra e Prokurorisë së Qarkut Gdańsk. “Hipoteza të ndryshme në lidhje me provat e siguruara janë duke u hetuar”. /Telegrafi/