LAJMI I FUNDIT:

Mbetet e paqartë nëse teleferiku në Kodrën e Diellit do të funksionojë

Mbetet e paqartë nëse teleferiku në Kodrën e Diellit do të funksionojë

Edhe më tej nuk dihet nëse teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit do të jetë në përdorim këtë dimër. Drejtori i Agjencisë për mbështetjen e turizmit thotë se është gati, por nuk është i sigurt 100% se kur mund të lëshohet në përdorim.

“A duhet Kodra e Diellit të jetë qendër skiimi apo duhet të zhvillohet si destinacion për katër sezone? Jam më se i sigurt që mundemi 12 muaj të zhvillojmë turizëm alternativ madje edhe në Kodrën e Diellit të zhvillojmë forma alternative të turizmit, siç është skiimi i lirë, ecja, snoubordi etj. Mendoj që teleferiku me gjashtë ulëse do të jetë në funksion këtë vit, dua të them, për momentin nuk mund të tregoj saktë – deklaroi Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit.


Teleferiku në Kodrën e Diellit më shumë se 5 vite është pritur që të përfundojë, ndërsa autoritetet e paraqesin si të përfunduar për këtë sezon. Ndërsa punëtorët turistik së bashku me shtetin janë duke rënë dakord për një mënyrë të re të ndarjes së subvencioneve për të tërhequr turistë, përveç operatorëve turistikë dhe agjencive turistike, ndihmë shtetërore tani kërkojnë edhe hotelierët për të sjellë turistë më të pasur, të cilët do të shpenzojnë më shumë para në vend.

“Ne nuk jemi dakord në fushën e subvencionimit që disa vende të marrin një normë më të lartë të subvencioneve, siç është Holanda me 65 euro, ndërsa turistët nga Turqia 15 euro. Duhet ta shohim së pari rrethinën, dhe më pas llojet e tjera të turistëve. Dhe më duhet të them që duhet të përqendrohemi në turizëm alternativ që është më i kushtueshëm dhe sjell shumë deviza – u shpreh Sllave Siraçevski – Nënkryetar i Shoqatës së Hotelierëve.

Sa para do të duhet t’u japë shteti punonjësve turistik për një mysafir të sjellë pasi mënyra e re e subvencionimit ende nuk është dakorduar. Qëllimi kryesisht është rritja e fluksit devizor në vend mbi këtë bazë, e cila vitin e kaluar ka kaluar mbi 380 milion euro. Me modelin aktual të subvencionimit janë shpenzuar 1.2 milion euro nga buxheti, ose 2.1 euro për turist./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori