LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit vendos, Lavdim Krasniqi mbetet në paraburgim, zyrtarja e KPK-së në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit vendos, Lavdim Krasniqi mbetet në paraburgim, zyrtarja e KPK-së në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e ish-Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqit dhe të zyrtares M.B.

Kjo gjykatë ka vendosur që Lavdim Krasniqi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, ndërkaq zyrtarja M.B në arrest shtëpiak.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë.

“Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit L.K dhe atë të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh ndaj të pandehurës M.B. Kështu, Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 03.03.2021”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, gjatë ditës për Telegrafin kanë folur avokati i Krasniqit dhe ai i M.B, në lidhje me kërkesat që janë bërë për nërprerjen e masës së paraburgimit për klientët e tyre.

Pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, ky i fundit ka dorëzuar ankesë të premten në Gjykatën e Apelit.

Avokati i Krasniqit, Ramë Gashi ka thënë se përmes ankesës është kërkuar që të ndërpritet paraburgimi dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri apo zëvendësimin e masës me ndonjë masë më të butë.

“Është dorëzuar ankesa në afatet e përcaktuara, tash të shohim Gjykata vendos. Kjo ankesë është dorëzuar të premten. Nuk është arsyetuar dyshimi i bazuar mirë për veprën penale siç përcaktohet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë avokati Gashi.

Ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për klienten e tij, me inicialet M.B e ka kërkuar edhe avokati Fatlum Podvorica.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë parashtruar ankesë ndaj aktvendimit mbi caktimin e masës së arrestit shtëpiak si dhe janë në pritje për vendimin e Gjykatës të Apelit.

“Ne kemi parashtruar ankesë ndaj aktvendimit mbi caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe jemi duke pritur për vendosje nga ana e Gjykatës të Apelit sipas ankesë tonë”, ka thënë avokati Fatlum Podvorica.

Edhe mbrojtësi i të dyshuarit A.K, avokati Miftar Qelaj, për Telegrafin tha se ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit për të mbrojturin e tij, duke kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, caktimin e mbrojtjes në liri apo zëvendësimin e saj me masë më të butë.

Edhe në komunikatë, i pandehuri L.K. po dyshohet nga ana prokurorisë shkak të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK); “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale” nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nën paragrafi 2.1 të KPRK-së. Ndërsa e pandehura M.B, për shkak të veprës penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 2.7 të KPRK-së.

“Gjykata e Apelit vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masave të lartcekura, ndaj të pandehurve, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar ata kanë kryer veprat penale, për të cilat po dyshohen, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen e tyre në liri, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale apo ta përsërisin veprën penale”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori