Mbetën në det të hapur pasi veliera pësoi defekt, Forca Detare shpëton tre persona në Gjirin e Gramës

Forca Detare ka finalizuar me sukses një operacion të vështirë shpëtimi.
Një velierë me tre persona në bord kishte pësuar defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës.
Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.
Të tre personat që ndodheshin në velierë u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































