Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", ka njoftuar se banorët e rrugës "Ali Vitia", kanë mbetur pa ujë për shkak të disa punimeve të paplanifikuara.

KRU "Prishtina", thotë se po punohet që të rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.


"Për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara, në rrugën" Ali Vitia" aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e defektit. Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet varësisht nga natyra e defektit në të cilin jemi duke punuar. Kërkojmë mirëkuptim"./Telegrafi/