Në mesin e 290 viktimave të regjistruara nga tërmeti tragjik në Italinë Qendrore është edhe Erjon Toro.
Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në Shqipëri. Trageti i linjës Bari-Vlorë u ankorua në port rreth orës 08:30 minuta. Ai u nis nga porti i Brindizit mbrëmjen e ditës së shtunë.
Trupi i emigrantit u prit nga familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa shpenzimet për kthimin në atdhe janë mbuluar nga qeveria shqiptare.
Pëllumb Toro, xhaxhai i emigrantit 33-vjeçar Erjon Toro, ka falënderuar autoritetet shtetërore për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri. Ai tha se ky është lehtësim për familjen e Erjonit, të cilët u përballën me dhimbjen e madhe të humbjes së djalit të vetëm.
“Do them vet dy fjalë për të falënderuar autoritetet. Falënderojmë shtetin shqiptar që na lehtësoi dhimbjen.
Procedurat falë ambasadës dhe shtetit italian na lehtësuan dhimbjen. Kjo për ne ështe dhimbja e dytë dhe dhimbja na u lehtësua”, u shpreh Pëllumb Toro.
Emigranti nga fshati Kurjan i Fierit jetonte prej disa vitesh në Amatrice në Itali. Gruaja dhe dy vajzat e mitura të Toros arritën të dilnin nga banesa, ndërsa trupi i Erjonit ngeli mes rrënojave.
Erjon Toro ka emigruar në Itali që në moshën 18 vjeçare dhe që në fillim u vendos në qytezën Amatrice. Vitet e fundit ai punonte në ndërtim dhe njihej në zonë si një djalë i qetë dhe i respektueshëm. Erioni ishte djali i vetëm i familjes Toro. Ai kishte tre motra, dy prej të cilave emigrantë në Greqi, ndërsa prindërit e moshuar jetojnë vetëm në Fier.
Pas kërkesave të familjarëve për kthimin sa më parë të trupit të pajetë të djalit të tyre në Shqipëri, për ta përcjellë atë për në banesën e fundit qeveria shqiptare u zotua se do të mbulonte shpenzimet e kthimit të trupit të 33-vjeçarit në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe