Mbase nuk është fjala për menopauzën: Pesë sëmundje serioze me simptoma të ngjashme!
Dikur moti menopauza definohej si histeri femërore
Simptomat e disa sëmundjeve shumë lehtë mund t’i interpretoni gabimisht si fillim i menopauzës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse jemi shumë larg nga ajo periudhë dhe sot ndodh që mjekët të injorojnë disa simptoma dhe t’i karakterizojnë si menopauzë, ndërkaq në të vërtetë fjala është për probleme shumë më serioze.
Sëmundja lyme
Sëmundja lyme mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme nëse nuk diagnostikohet me kohë. Simptomat më të shpeshta të sëmundjes janë sukrepi dhe të gjitha simptomat ngjashëm me gripin siç janë ethet apo lodhja.
Mirëpo, sëmundja lyme gjithashtu mund të shkaktojë dhembje ekstreme të kokës, bebëza të zgjeruara të syve dhe punë të shpejtuar të zemrës, të gjitha simptomat të cilat janë të lidhura edhe me menopauzën.
Sëmundjet kardiovaskulare
Simptomat e zakonshme përfshijnë dhembjen apo vështirësitë në gjoks, frymëmarrje të shkurtër dhe krupë.
Simptomat të cilat përputhen me menopauzën përfshijnë valë nxehtësish, gjë që mund të tregojnë në punën e çrregullt të zemrës dhe lodhje, gjë që do të mund të jetë shenjë e bllokadës së pjesshme të arteries koronare.
Problemet me gjëndrën tiroide
Hipertireoza shfaqet kur trupi prodhon hormone të tepërta, ndërkaq hipotireoza shfaqet kur nuk prodhohen sasi të mjaftueshme. Lodhja dhe djersitja gjatë natës janë simptoma të zakonshme të çrregullimit të gjëndrës tiroide të cilat shpesh i përshkruhen menopauzës.
Çrregullimet autoimune
Në rastin e këtillë, sistemi i imunitetit të trupit nuk është në gjendje të përcaktojë dallimin midis qelizave vetjake dhe zaptuesve të jashtëm, për të cilin shkak gabimisht sulmon veten. Sëmundjet e zakonshme autoimune përfshijnë diabetin e tipit 1, artritin reumatoid dhe lupusin.
Nëse keni dhembje të vazhdueshme apo lodhje të madhe, por nuk kaloni nëpër menopauzë, është e mundshme që për këtë të jetë fajtor çrregullimi autoimun.
Fibroidet e mitrës
Fibroidet e mitrës mund të shkaktojnë telashe dhe të çojnë në komplikime siç janë anemia apo rënia e rruazave të kuqe të gjakut, për shkak të menstruacioneve të çrregullta.
Anemia gjithashtu mund të shkaktojë lodhje, gjë që gjithashtu mund të kuptohet gabimisht si simptomë e menopauzës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Ngërçet te bebet
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Çfarë është dieta Sirtfood, të cilën e përdor edhe Adele?
Java e 21-të e shtatzënisë: Bebja juaj tani peshon rreth 350 gramë, por ju mund të përjetoni shqetësime të reja shtatzënie
Java e 33-të e shtatzënisë: Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur një pozicion për t’u ulur dhe fjetur, ndërsa bebja juaj godet gjithnjë e më fort
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën