Ka përfunduar koncerti spektakolar i artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë.

Ajo ka performuar para publikut shqiptar në sheshin "Skënderbej" disa nga hitet e saj më të mëdha në karrierë.


E veshur në ngjyrën e verdhë dhe me flokë ngjyrë të kuqe, këngëtarja shqiptare tregoi se janë ngjyrat e flamurit ato që e çuan drejt këtij ndryshimi drastik.

Momenti më kulminant ka qenë ai kur këngëtarja bashkë me valltarët, kanë kërcyer vallen e Rugovë, njëlloj siç kishin bërë edhe në koncertin e 17 shkurtit, në Prishtinë.

Ndërsa pas përfundimit të këngës "Lonely together", Rita ka bërë një përshëndetje për DJ-në tashmë të ndjerë, Aviciin, meqë këtë këngë e kishte në bashkëpunim me të.

"Një përshëndetje për Aviciin ju lutem", ka thënë ajo pas përfundimit të kësaj kënge.

"Anywhere" ishte kënga e fundit që Ora performoi për fansat shqiptarë. Përgjatë interpretimit, ajo dha një mesazh shumë të veçantë, duke thënë se mund të bëheni kushdo, kudo.

ttttttt

Pasi ka përfunduar interpretimin e këngës së fundmi, ajo është kthyer nga publiku për të realizuar një fotografi me ta.

"Ju dukeni të gjithë shumë bukur,faleminderit që ishit këtu. Mirupafshim", ka përfunduar këngëtarja shqiptare.

rrrrrr

Dalja e saj nga skena është përcjellë me fishekzjarre, të cilat për disa sekonda ndriçuan qytetin e Tiranës. /Telegrafi/

lil

a2