LAJMI I FUNDIT:

Mbaron hetimi në Telekomin e Maqedonisë, PSP e kënaqur nga bashkëpunimi

Mbaron hetimi në Telekomin e Maqedonisë, PSP e kënaqur nga bashkëpunimi

Magyar Telekom ka mbaruar hetimin në lidhje me përfshirjen e firmës simotër në Maqedoni në skandalin me përgjimet, por rezultatet nga hetimi nuk do të jenë publike, transmeton Portalb.

Ka kaluar saktë një vit që kur ishte paralajmëruar hetim në Telekomin e Maqedonisë, ndërkaq e njëjta ka filluar në korrik të vitit të kaluar.


Nxitje direkte për hetim ishin të a.q. “bombat” të publikuara nga ana e opozitës, si dhe vlerësimi i Zoran Zaev se përgjimi i më shumë se 20 mijë qytetarëve në Maqedoni nuk ka mundur të zhvillohet pa lejen dhe dijen e operatorëve në Maqedoni.

Zëdhënësja e e Dojce Telekom, Elpida Trizi në deklaratën e saj për Dojçe Vele thekson se “Magyar Telekom” e ka kryer hetimin më mbështetje të ekspertëve të jashtëm”.

“Nuk i komentojmë në publik punët tona të brendshme, por sikur edhe në rastet tjera në tërësi bashkëpunojmë me pushtetin lokal, sipas nevojave”, theksoi Trizi për Dojçe Vele.

Nga Prokuroria Speciale në Shkup vërtetojnë se e kanë marrë rastin me përgjimet.

“Lënda është te ne dhe jemi të kënaqur nga bashkëpunimi me Telekomin e Maqedonisë”, tha prokurorja Lençe Ristoska.

Në njërën prej bisedave të cilat vitin e kaluar i ka prezantuar Zaev, ministri për transport Mile Janakieski kërkonte nga anëtari i Këshillit udhëheqës në T-mobile, në ditën e zgjedhjeve të çkyqet numri që e përdor opozita. Në bisedë tjetër, numri një i T-mobile Zharko Lukovski kërcënonte se do të përjashtojë nga puna punëtorë të cilët nuk do të votojnë për partinë në Qeveri.

Dojçe Telekom dhe Magjar Telekom vitin e kaluar mohonin të komentonin ngjarje konkrete. Reagime vitin e kaluar kishte nga T-mobile Maqedoni ku theksuan se duhet të respektohen “normat juridike të shkruara në Ligjin për përcjellje të komunikimeve dhe Ligjin për komunikime elektronike, ku në nenin 175 në detaje tregohen obligimet dhe të drejtat e operatorëve në raport me përcjelljen e komunikimeve”. Në reagimin e dytë nga T-mobile potencohej se anëtar jo ekzekutiv i Bordit të drejtorëve nuk mund të jep urdhër për çkyqjen e numrit nga komukimi ditor./Telegrafi/