LAJMI I FUNDIT:

Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Artë: Kam bërë gjithçka çfarë munda në vitin e fundit  

Mbappe shpreson ta fitojë Topin e Artë: Kam bërë gjithçka çfarë munda në vitin e fundit  
Kylian Mbappe (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Kylian Mbappe beson se ai ka bërë mjaftueshëm për të fituar Topin e Artë këtë vit, pas një viti 2018 mahnitës për adoleshentin.

Me klubin Paris Saint-Germain, 19-vjeçari fitoi kurorën e trefishtë franceze, duke shënuar 21 gola gjatë sezonit 2017-18.

Por, ishte edhe Kupa e Botës, ku Mbappe shkëlqeu më shumë, duke shënuar katër gola, por edhe duke u përfshirë në finale kundër Kroacisë, ndërsa Franca fitoi turneun në Rusi.


Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë
Lexo po ashtu Këta janë 15 lojtarët më të shtrenjtë në botë – Mbappe më i shtrenjti, sulmuesit sundojnë

Ai më pas fitoi çmimin Fifa Young Player, që i është dhënë lojtarit më të mirë të ri në finale dhe është në linjë për të fituar çmimin e Golden Boy – dhënë për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç në Evropë – për të dytin vit me radhë.

Kylian Mbappe (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Fituesit e pesëfishtë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi dhe fituesi i Topit të Artë nga Kampionati Botëror Luka Modric janë pretendentët kryesorë për çmimin, i cili do të paraqitet në një ceremoni çmimesh në Paris më 3 dhjetor.

“Nuk e di nëse unë do ta fitoj, të paktën unë i vendos të gjithë përbërësit në anën time për ta fituar atë”, ka thënë fillimisht Mbappe për AFP.

Matuidi: Mbappe ka gjithçka për ta fituar Topin e Artë
Lexo po ashtu Matuidi: Mbappe ka gjithçka për ta fituar Topin e Artë

“Bëra gjithçka që munda deri në ditën e fundit të votimit”.

Kylian Mbappe (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Nuk do të kem keqardhje edhe nëse nuk e fitojë, gjithçka që do të ndodhë është një shpërblim, dhe pastaj nuk mund të votoj në vend të njerëzve!”.

Buffon e ngrit në qiell Mbappen: Është i jashtëzakonshëm, e meriton ‘Topin e Artë'
Lexo po ashtu Buffon e ngrit në qiell Mbappen: Është i jashtëzakonshëm, e meriton ‘Topin e Artë'

“Mendoj se një Topi i Artë bazohet në pikat kryesore të vitit. Ne jemi në një vit të Kupës Botërore kështu që është e sigurt se Kupa e Botës do të peshojë”.

“Pas kësaj, është edhe gjithë viti, ku unë kam pasur një fillim shumë të mirë të sezonit, kështu që ne do të shohim se çfarë do të bëhet”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori