Kylian Mbappe u shndërruar në një Usain Bolt për të krijuar hapësirë që të shënoi në një kudnërsulm për Paris Saint-Germain.

Francezi 22-vjeçari e hapi llogarinë e golave në derbin ndaj Lyonit në stadiumin  Parc Olympique Lyonnais në këtë të diele, para se Danilo Pereira të dyfishonte epërsinë.


Gjuatja e lirë e Angel di Maria e zuri Anthony Lopezin në befasi, duke realizuar për 3-0.

Mbappe u rikthye pak minuta më vonë, për të realizuar edhe golin e tij të dytë në këtë takim, mirëpo atë e bëri me shumë stil.

Lyoni ishte tërësisht i ekspozuar dhe PSG përfitoi me anë të Marco Verrattit që fitoi topin dhe e pasoi më pas te francezi që bëri një vrapim të çmendur.

Mbappe ishte i vetëm përballë me Lopesin, derisa me dy golëshin e tij arriti në shifrën e 100 golave në Ligue 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app