Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka shfaqur edhe një herë zhgënjimin e tij te menaxheri Thomas Tuchel pasi u zëvendësua kundër Montpellier.

Kampionët e Ligue 1 arritën të fitojnë me lehtësi 5-0 kundër skuadrës së vendit të katërt të shtunën në mbrëmje.


Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë tek klubi nga Parc des Princes, pasi ylli francez, Mbappe tashmë është bërë çështje tek ky klub.

Mbappe shfryu edhe njëherë zhgënjimin e tij tek menaxheri Tuchel, kur e zëvendësoi atë në minutën e 69-të me Mauro Icardin.

https://twitter.com/ActuF00tball/status/1223679799719272451

Me gjithë përpjekjet e Tuchel për të shpjeguar vendimin e tij, fituesi i Kupës së Botës nuk ishte aspak në gjendje të mirë shpirtërore dhe përfundimisht hyri në pankinë pasi refuzoi të merrte xhaketën e tij.

Reagimi dhe qëndrimi i Mbappes në bankë u bë viral në mediat sociale, të cilat e lidhin edhe më një largim në verë nga PSG.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Mbappe ka shprehur irritimin e tij pasi u zëvendësua nga Tuchel.

Ylli francez një gjë e tillë e kishte bërë edhe në dhjetor, pikërisht ndaj Montpellier. /Telegrafi/

telegrafi sport app