Kylian Mbappe i kërkoi PSG-së të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford verën e kaluar.

Vëllai i anglezit u pa në Paris në gusht duke shkaktuar pretendime për bisedime me PSG -në.


RMC shkruan se Mbappe i kërkoi menaxhmentit të PSG-së të sjellë Rashford në Francë si pjesë e listës së ngushtë të emrave që ai paraqiti para tyre.

Gjithashtu në listën e Mbappes ishin Robert Lewandowski (Barcelona), Gianluca Scamacca (West Ham) dhe Ousmane Dembele (Barcelona).

Rashford aktualisht është në bisedime për kontratë të re me United. /Telegrafi/

telegrafi sport app