LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi Kosovë-Këshilli i Evropës, thellohet bashkëpunimi në fusha të rëndësishme

Mbahet takimi Kosovë-Këshilli i Evropës, thellohet bashkëpunimi në fusha të rëndësishme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizoi sot takimin e shtatë të përbashkët të Grupit punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e projekteve të mbështetura nga Këshilli i Evropës si dhe për planet dhe projektet që parashihen të realizohen në periudhën në vazhdim në fushën e sundimit të ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.


Shefi i Kabinetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sharr Jakupi, ka theksuar progresin e Kosovës në këto fusha dhe ka falënderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim përmes projekteve konkrete të cilat po i ndihmojnë Kosovës të arrijë standardet evropiane.

“Kosova është duke shënuar progres në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Kontributi i Këshillit të Evropës po ia lehtëson Kosovës këtë rrugëtim përmes mekanizmave të vet duke e ndihmuar në mënyrë që të arrihen standardet evropiane sa i përket të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë”, tha ai.

Jakupi ka nënvizuar se pavarësisht fushave, qoftë sistemi gjyqësor, arsimi, të drejtat e njeriut ose shteti i së drejtës, në të gjitha këto, synimi i Qeverisë dhe institucioneve mbetet arritja e standardeve evropiane të cilat garantojnë respektim të të drejtave themelore për qytetarët e Kosovës pa marrë parasysh përkatësinë etnike, gjinore, fetare apo orientimin seksual.

“Kosova është vend i ri, por e etur dhe shumë e gatshme për të mësuar dhe avancuar shpejt. Andaj dua ta falënderoj Këshillin e Evropës për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin në projekte dhe aktivitete të cilat na ndihmojnë të rrisim kapacitetet institucionale deri sa ne të bëhemi anëtar të plotë në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.

Gjithashtu lidhur me zbatimin e projekteve, bashkëpunimin dhe planifikimet për periudhën në vazhdim ka folur edhe Verena Taylor drejtoreshë e Drejtorisë për programe në Këshillin e Evropës.

Përfaqësues nga Këshilli i Evropës janë shprehur të gatshëm të mbështesin institucionet e Kosovës në fushat më të rëndësishme për vendin, duke theksuar se nevojitet angazhim për plotësim të standardeve të kërkuara me projekte që synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori