Në Kuvendin e Kosovës vazhduan punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së), me temën “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”.
Punimet e Asamblesë i zhvilloi Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, që zyrtarisht i hapi kryetari i këtij komisioni, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, i cili fillimisht iu uroi mirëseradhje anëtarëve të kësaj asambleje.
Sesionit punues i parapiriu fjalimi i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ministri Maqedonci, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, theksoi rëndësinë e një takimi të tillë me diskutime përmbajtësore për çështjet që përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke iu adresuar çështjeve konfliktueze të agresionit rus në Ukrainë, i pari i
Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës tha se edhe Ballkani ende ka gjendje jo-stabile nisur nga tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen direkt me sigurinë dhe mbrojtjen.
Ministri Maqedonci po ashtu theksoi se është në interes të përgjithshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian.
Ministri Maqedonci foli edhe lidhur me përpjeket ruse për destabilizim të rajonit, përfshirë edhe nëpërmjet lajmeve të rrejshme.
Më pas, punimet vazhduan me prezantimet e raporteve nga anëtarët e kësaj asambleje.
Kordinatori i EJL dhe analisti i lartë i politikave ekonomike, Arslan Umut Ergezer, gjatë prezantimit të barometrit të sigurisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera foli edhe për çështjen e korrupsionit. Tutje, duke folur për të gjeturat e raportit për sa i përket migrimit të qytetarëve, deputeti Umut Ergezer tha se një numër i madh i qytetarëve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të interesuar të migrojnë për në vende të tjera.
“Mbi 50 për qind e të rinjve në vendet tona dëshirojnë të largohen nga vendet e tyre”, tha Umut Ergezer, duke shtuar se përqindja shkon edhe më lartë kur është në pyetje siguria për të ardhmen ekonomike të qytetarëve.
Migrimi dhe siguria, ai tha se janë të ndërlidhura mes vete, kështu që lufta në Ukrainë, përkatësisht vazhdimi i saj, krijon edhe më shumë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kurse, përgjatë prezantimit të gjetjeve të raportit “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”, kryetari i Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, deputeti Bajqinovci tha se fokusi kryesor është mbi ndikimin e kërcënimeve të jashtme ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetin e rajonit të Evropës Juglindore.
“Raporti vë në dukje se zhvillimet e vitit 2023 treguan përpjekje për përkeqësimin e stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore. Prishtina dhe Sarajeva shënojnë raste serioze të tensioneve, të cilat mund të çojnë drejt pasigurive të mëdha, si pasojë e tensioneve dhe kërcënimeve të jashtme”, tha Bajqinovci.
Në këtë kontekst, Bajqinovci shtoi se kërcënimet në rritje të sigurisë dhe tensionet në Prishtinë, për shkak të përpjekjeve të Beogradit për destabilizim të komunave veriore të Kosovës dhe përpjekjeve të etnitetit të Republikës Serbe për shkëputje nga Sarajeva, janë aspekte të veçanta që ky raport thekson.
Po ashtu, deputeti Bajqinovci tha se sipas këtij raporti edhe intelegjenca amerikane parashikon rritjen e tensioneve etnike në rajon, të cilat mund të shfrytëzohen nga liderët nacionalistë për avantazhe politike dhe për të penguar integrimin në BE dhe në NATO.
“Si përfundim, në dritën e raportit, është e qartë se pushtimi ushtarak rus në Ukrainë ka ngritur sfida të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe politikës, duke rrezikuar edhe paqen dhe stabilitetin e disa vendeve anëtare të SEECP-së”, theksoi deputeti Bajqinovci, duke shtuar se pavarësisht nga kërcënimet e jashtme, Kosova është e interesuar për fqinjësi të mirë, respekt e bashkëpunim reciprok.
Pas përfundimit të debatit, nuk pati kuorum për vendimarrje për miratimin e draft- raportit dhe draft- rezolutës, pasi që sallën e lëshoi deputeti nga Republika e Maqedonisë Veriore.
Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së), të cilat u përmbyllën sot, morën pjesë deputetë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak