LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i Grupit Koordinues për trajtimin e çështjeve ekonomike të sektorit privat gjatë pandemisë së COVID-19

Mbahet takimi i Grupit Koordinues për trajtimin e çështjeve ekonomike të sektorit privat gjatë pandemisë së COVID-19

Lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë, anëtarët e grupit koordinues mbajtën takimin e parë, ku adresuan çështjet ekonomike dhe problemet me të cilat po ballafaqohet sektori privat si rrjedhojë e pandemisë.

Ky Grup Koordinues është themeluar në takimin e 11-të të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.


Përfaqësuesit e odave ekonomike dhe anëtarët tjerë të këtij grupi koordinues prezantuan lidhur me vështirësitë e bizneseve vendore gjatë kësaj periudhe, me sugjerimet dhe qasjen e tyre shumë bashkëpunuese me ministren në detyrë të e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari për adresimin e humbjeve ekonomike, me ide konkrete të tyre për rimëkëmbjen ekonomike.

Gjatë takimit, Hajdari dhe zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu njoftuan për veprimet e qeverisë lidhur me adresimin e kërkesave të mëhershme të përfaqësuesve të bizneseve, të cilat janë adresuar përmes Pakos Fiskale Emergjente.

Hajdari shtoi se po ashtu të gjitha shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga përfaqësues të bizneseve janë adresuar nga ajo, në grupin punues ndërministror, të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me masat e ndërmarra gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Ajo theksoi se këto kërkesa janë marrë parasysh edhe për hapjen e tanishme graduale të bizneseve në fazën e parë, dytë dhe të tretë, ku përmendi se shumë veprimtari ekonomike janë lejuar të fillojnë punën, por me kujdes të shtuar. Te gjitha këto faza do t’i përshtaten situatës së pandemisë COVID-19.

Takimi u përmbyll me pajtimin e të gjithë anëtarëve për vazhdimin e këtyre takimeve, në baza të rregullta dhe raportim të afërt te kryeministri, përgjatë shqyrtimit të opsioneve më të përshtatshme për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht gjer në përfundimin e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, në këtë takim u arrit pajtueshmëria e përbashkët që nga kjo platformë e grupit koordinues të krijohen grupe teknike për adresimin e çështjeve sektoriale në ekonomi/industri, çështjeve financiare dhe çështjeve tjera për të sjellë analizën me konkludimet sa më relevante për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ekonomi
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi

Ekonomi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kalo në kategori