Sot ka folluar seanca këshillimore që organizohet nga Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë (OPM) në bashkëpunim me organizatën ''Pravomatika'', njofton Telegrafi Maqedoni.

Tema e seancës ka të bëjë me specifikat e ligjit të ri të përmbarimit dhe rrugët e zbatimit të tij në aspekt të shfrytëzuesve të shërbimeve të përmbarimit, përmbaruesve, avokatëve, juristëve në shoqëritë tregtare, juristëve në ndërmarrjet publike, me fokus të veçantë në kompenzimin e kërkesave jashtëgjyqësore.


Ky organizim mbahet me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të përmbarimit në Maqedoni./Telegrafi/