Mbahet mbledhja e rregullt e Komunës së Obiliqit, miratohen disa pika

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi.
Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila prezantoi rendin e ditës.
Pas miratimit të pikave të propozuara, u vijua me trajtimin e tyre.
Rendi i ditës:
1.Arsyetimi për mungesë 2.Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara 3.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025 4.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2025-2027 5:Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për miratimin paraprak të listës së përgjithshme dhe listës së veçantë të pronës së paluajtshme të komunës 6.Shqyrtimi i kërkesave 7.Të ndryshme /Telegrafi/













































