LAJMI I FUNDIT:

Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Luzern

Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Luzern

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të saj në Zvicër.

Dhjetëra qytetarë të Kantonit të Luzernit me rrethinë morën pjesë të shtunën në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Luzern ku me shumicë votash, kryetar u zgjodh Adhurim Krasniqi, ndërsa kjo nëndegë i zgjodhi edhe 13 anëtarë të kryesisë.


Në punimet e këtij kuvendi zgjedhor, mori pjesë edhe deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në PDK.

Ai tha se ndihet shumë falënderues ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë në diasporë që po e mirëpresin dhe mbështesin fuqishëm rikthimin e aktiviteteve të Partisë Demokratike në diasporë.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës.

“Pas disa javësh plot me aktivitete politike me bashkatdhetarët tanë, të shquar për sukseset e arritura në fusha të ndryshme, sot në Luzern të Zvicrës u mbajt Kuvendi i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm shumë veprimtarë, të rinj e intelektualë, kryetar u zgjodh aktivisti i palodhshëm i Rinisë Demokratike të Kosovës, Adhurim Krasniqi. Një falënderim të veçantë për themeluesin e kësaj nëndege, aktivistin e palodhshëm Brahim Dreshaj. Partia Demokratike e Kosovës do ta vazhdojë ta shtrijë aktivitetin e saj në çdo vend ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, për ta ndërtuar së bashku vizionin e ri për të ardhmen e vendit tonë”, tha Reçica.

Kryetari i ri i nëndegës së PDK-së në Luzern, Adhurim Krasniqi, falënderoi të gjithë delegatët e kuvendit zgjedhor për mbështetjen dhe besimin e dhënë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori