Dje (e martë) në ambientet e Innovation Center Kosova u mbajt edicioni i tretë i “Business Tuesday”, i cili kësaj radhe shtjelloi temën e marketingut online.
Marketingu Online çdo ditë e më shumë po praktikohet në mbarë botën nga menaxherë dhe profesionistë të marketingut. Gjithashtu edhe në Kosovë po shënohet progres për sa i përket praktikimit të kësaj lëmie nga kompanitë vendore. Për të rritur edhe më shumë vetëdijen për rëndësinë e marketingut online, gjatë këtij viti në Kosovë janë mbajtur disa ngjarje, në të cilat kemi pasure rastin t’i dëgjojmë folësit ndërkombëtarë por edhe ata vendorë në lidhje me praktikat dhe sugjerimet e tyre përgjatë përdorimit të marketingut online.
Edicioni i trete i “Business Tuesday” i mbajtur dje, kishte për qëllim të shtjellojë temën e marketingut online. Folësit e ftuar për këtë temë ishin: Gentin Lluka nga Portali Informativ Telegrafi.com, Gëzim Begolli nga agjensioni për marketing online Httpool, Lorida Daci nga Ipko si dhe Besart Bajrami nga NextSeo.
Gentian Lluka prezantoi zhvillimin e Telegrafit që nga themelimi e deri më sot duke përfshirë ndryshimet në dizajn dhe kalimin nga platforma e reklamimit me banerë fiks, në platformën e re të menaxhimit të banerëve. Kjo kishte ardhur si rezultat i kërkesës së madhe nga ana e klientëve për të reklamuar online. Lluka potencoi gjithashtu shumëllojshmërinë dhe opsionet të cilat i ofron platforma e re e reklamimit, ndër tjerash reklamimin në telefonat e mençur, pasi që shfletimi i Telegrafit nga telefonat e mençur është trend gjithnjë ne rritje e sipër. Me kalimin në platformën e re, Telegrafi ka bërë edhe një hap më tutje në zhvillimin e marketingut online në Kosovë njëherit duke iu mundësuar edhe kompanive më të vogla që pavarësisht buxhetit, të hyjnë të reklamojnë në Telegrafi.com.
Gëzim Begolli prezantoi agjensionin, i cili pritet të hapet në janar të vitit të ardhshëm e që për qellim ka kryesisht ofrimin e shërbimeve për marketing online. Kompania Httpool është kompani e cila shtrihet në 18 shtete të ndryshme të botës dhe është ndër kompanitë lider që ofron shërbime të marketingut online. Gëzim Begolli foli më detajisht në lidhje me platformat dhe benificionet të cilat i ofron kompania në fjalë.
Lorida Daci nga kompania Ipko foli në lidhje me praktikimin e marketingut online si dhe atij tradicional nga kjo kompani. Daci gjithashtu theksoi përparësitë e marketingut online kundrejt atij tradicional, duke cekur marrjen e statistikave reale gjatë kampanjave të tyre online. Ajo theksoi se rezultati i një kampanje të suksesshme është praktikimi i të dyja formave të marketingut, atij online dhe tradicional.
Besart Bajrami nga NextSeo, kompani e profilizuar e marketingut online e cila merret me avancimin e ueb faqeve për t’u detektuar sa më shume nga motorët e kërkimit, kryesisht nga Google. Besarti foli në lidhje me rëndësinë e SEO dhe kredibilitetin të cilin e përfiton një kompani e cila gjendet posaçërisht në faqen e parë në Google. Bajrami theksoi se kompania e tij treg të veprimit ka kryesisht klientelën nga Gjermania për arsye të mosinteresimit nga kompanitë kosovare për të avancuar ueb faqet e tyre.
Si porosi e nxjerrë nga të gjithë folësit ishte fokusimi ne marketing online nga kompanitë kosovare, pasi që teknologjia informative, posaçërisht telefonat e mençur po zhvillohen me intensitet të shpejtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës