LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

Sot në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë u zhvillua ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së. Ceremonia filloi me parakalimin e flamurtarëve dhe intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, tha se FSK-ja është institucioni më i besueshëm në Kosovë, dhe kjo është një arritje e madhe falë angazhimit dhe përkushtimit të pjesëtarëve të FSK-së.

“Një institucion profesional sikurse është FSK-ja, është fytyra e Kosovës së re, është shembulli se si të rinjtë e të rejat e duan vendin e vet dhe duan t’i shërbejnë Kosovës… Nëse ëndrra e gjeneratave të tëra ka qenë liria dhe shteti i Kosovës, ëndrra që po e jetojmë sot është që flamuri i Kosovës të jetë bashkë me të NATO-s, në kontributin për sigurinë kudo nëpër botë”, tha Ramadani.


Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se është nder dhe privilegj që së bashku ta shënojnë këtë ditë të veçantë të ndërrimit të komandës ndërmjet dy gjeneralëve, gjeneral majorit Gëzim Hazrollit dhe gjeneral brigade Enver Cikaqit.

“FSK-ja gjatë viteve që lamë pas ka ndërtuar dhe zhvilluar kapacitetet e veta duke bërë tranzicionin nga konsumues në prodhues të sigurisë. Ne vazhdojmë të ofrojmë gatishmërinë tonë që me këto kapacitete të kontribuojmë në ngritjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë. Edhe këtë vit FSK-ja është vlerësuar si institucioni më i besueshëm në vend. Këtë besim të qytetarëve e kemi arritur falë angazhimit dhe përkushtimit profesional duke qenë gjithmonë afër me qytetarët dhe duke iu afruar atyre një ambient të sigurt. Kemi arritur shumë suksese, mirëpo kemi ende punë për të bërë”, tha ai.

Ai tha se i presin shumë sfida në të ardhmen dhe duhet të përgatiten që ato t’i tejkalojnë përmes zgjidhjeve kreative dhe në të mirë të institucionit.

Gjeneral majori Gëzim Hazrolli, tha ndër të tjera se zhvillimi i deritashëm i FSK-së ka ardhur si rezultat i angazhimit të përbashkët i të gjithë.

“Për të gjitha të arriturat duhet t’u jemi mirënjohës të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it, NALT-it, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe partnerëve tanë strategjikë. Ne duhet të ndihemi mirë me të arriturat, por nuk guxojmë që të vetëkënaqemi dhe ta anashkalojmë rrugëtimin e nisur, për ta bërë realitet dhe krenar çdo qytetar të vendit tonë me FSK-në sot, dhe besoj nesër me Forcat e  Armatosura”, tha Hazrolli.

Në fund u bë dorëzim-pranimi i detyrës së komandantit të KFT-së, nga gjeneral majori Gëzim Hazrolli tek gjeneral brigade Enver Cikaqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Një person i tretë në makinë me Licin dhe Bushatin? Policia shqiptare ngre dyshime: Mund të jetë larguar

Lajme
Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Bllokohet Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën

Lajme
Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Lajme
Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Abdixhiku i prerë: LDK do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me mua si kryeministër

Politikë
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?

Lajme
Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Incidenti në Fushë-Kosovë: Fqinji i vuri flakën njehsorëve elektrikë të banesës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori